Betejë mes Bayern Munich dhe Manchester United për Zidane

PUBLIKUAR

Manchester Unitedi përballet me konkurrencë në përpjekje për ta sjellë Zinedine Zidanin në stolin e trajnerit të klubit, me Bayern Munichun që po ashtu është i etur ta emërojë francezin, sipas Mirror.

E ardhmja e Jose Mourinhos mbetet e pasigurt në “Old Trafford”, transmeton Gazeta Express.

Zidane është ndër trajnerët e lirë më të kërkuar në botën e futbollit, pasi ia fitoi Real Madridit tre tituj të Ligës së Kampionëve.

Dhe derisa Mourinho është pranë shkarkimit përkundër se fitoi me rikthim sensacional ndaj Newcastle Unitedit në fundjavë, edhe Bayerni është duke e konsideruar të ardhmen e Niko Kovacit pas startit të dobët në sezonin 2018/19.

Prandaj gjiganti gjerman se sheh Zidanin si pasues të mundshëm të tij. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...