​Deschamps: Zënka mes Mourinhos dhe Pogbas është ekzagjeruar

PUBLIKUAR

Trajneri i Kombëtares së Francës, Didier Deschamps, ka thënë se zënka mes mesfushorit Paul Pogba dhe trajnerit të Manchester Unitedit, Jose Mourinho, është ekzagjeruar nga mediat.

Para disa javëve ishte publikuar një video nga seanca stërvitore në Carrington, ku trajneri dhe atëherë zëvendëskapiteni i skuadrës ishin fjalosur në mes vete. Pas kësaj ishte bërë e ditur se Pogba nuk do ta mbajë më shiritin e kapitenit në klub, përcjell Gazeta Express.

Megjithatë, Deschamps beson se mediat e kishin paragjykuar këtë situatë dhe ajo ishte ekzagjeruar.

“Mendoj se është ekzagjeruar. Ndoshta ju nuk e keni shikuar ndeshjen e fundit pasi që unë mendoj se Paul Pogba ishte i mrekullueshëm”, ka thënë Deschamps.

“Mendoj se Jose Mourinho e ka parë të njëjtën gjë si unë. Disa gjëra kanë ndodhur, por mendoj se ne shumë shpesh i bëjmë gjërat shumë të mëdha kur ato nuk janë të tilla”.

“Është e vërtetë se janë disa fakte, dhe disa prej jush keni arritur menjëherë në përfundime të caktuara”.

“Kur e shoh se si Paul sillet me klubin e tij, duhet të them se ai ka bërë gjithçka që mundet sa i përket mendësisë dhe performancave për t’i ndihmuar këtij klubi. Nuk ka asnjë problem me Paul. Unë nuk dua të përzihen dhe të ndërhyj në marrëdhënien e tij me trajnerin”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...