Pas gabimit të Gerard Piques, Valencia shënoi golin e parë me anë të Ezequiel Garayt në minutën e 2’ të ndeshjes, në të cilën Barcelona barazoi përsëri 1-1 në kuadër të La Ligas.
Ky ishte gabimi i radhës i mbrojtësit spanjoll, pas ati ndaj Leganes, transmeton Gazeta Express.
“E di që ka disa njerëz, të cilët shpresojnë që gjërat për mua të më shkojnë mirë”, ka thënë Pique pas ndeshjes.
“Ata mund ta shijojnë këtë, ata duhet të dalin nga shpellat e tyre dhe ta shijojnë diellin”.
“Kur e pranuam golin ishte faji im, ka njerëz që po presin për mua, por jo vetëm në Madrid”.
Pique tani do të ketë pushim, pasi u pensionua nga Kombëtarja e Spanjës, mirëpo ka marrë shumë kritika në fillim të këtij stinori për disa gabime të tij. /Gazeta Express/


