Barcelona synon transferimin e Arda Turanit

PUBLIKUAR

Kampioni i ri i Evropës, Barcelona po bënë plane për transferime të lojtarëve në janar dhe njëri nga ta është edhe Arda Turan.

Mesfushori turk ka bërë të ditur se do të largohet nga Atletico Madrid, ndërsa në garë për ta transferuar atë është edhe Barcelona.

E përditshmja katalunase, ‘Mundo Deportivo’, ka shkruar se Barcelona synon ta mbaj Turanin në Atletico deri në janar për të dërguar pastaj ofertë në drejtim të tij.

Turan ka një klauzolë largimi prej 41 milionë euro, dhe skuadra e Luis Enriques janë të gatshëm ta paguajnë atë shumë në janar.

Përpos Barcelonës, në garë për lojtarin janë edhe disa skuadra nga Liga Premier, përfshirë Manchester Unitedin por ditë më parë menaxheri i lojtarit ka theksuar se ekziston mundësia që turku të transferohet në PSG. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...