Vazhdojnë kokëçarjet për Real Madridin, i lëndohen dy yjet e skuadrës

PUBLIKUAR

Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui, ka konfirmuar se Gareth Bale dhe Karim Benzema kanë pësuar lëndime në humbjen tronditëse të skuadrës së tij 1-0 ndaj Deportivo Alavesit.

Presioni ndaj Lopeteguit është rritur pas ecurisë pa fitore të Madridit, e cila kanë është zgjatur në katër sosh pas humbjes të shtunën, transmeton Gazeta Express.

Benzema u detyrua ta braktisë ndeshjen pas pjesës së parë, ndërsa Bale u zëvendësua dhjetë minuta para fundit në “Estadio de Mendizorroza”, ku goli i vonshëm i Manu Garcias e tronditi Madridin.

Lopetegui konfirmoi në konferencë për media pas ndeshjes se dyshja ka pësuar lëndime, duke i shkaktuar edhe më shumë kokëçarje Madridin që tashmë po vuan.

“Karim dhe Gareth pësuan lëndime, prandaj na u desh t’i zëvendësonim”, tha Lopetegui. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...