Raiola: Ibra i përgatitur për bisedime me Milanin

PUBLIKUAR

Mino Raiola ka thënë se ai dhe ylli i LA Galay janë të gatshëm për bisedime me Milanin për një transferim të suedezit në formë të huazimit, pasi tani klubi italian është me pronarë të rinj.

Zlatan Ibrahimovic i mbushi 37-vjeç gjatë javës, dhe raportet e fundit thonë se ai do të rikthehet te Milani gjatë muajit janar, aty ku ishte gjatë periudhës 2010-2012, dhe arriti ta fitojë Scuddeton, transmeton Gazeta Express.

“Për momentin nuk është një mundësi, mirëpo ne jemi të gatshëm për bisedime me anëtarët e rinj të Milanit”, ka thënë agjenti i suedezit.

“Tani në Milan janë njerëz të duhur. Asnjëherë nuk kam pasur problem me rossonerët”.

Suedezi është duke kaluar një formë të shkëlqyer në MLS, pasi deri më tani i ka shënuar 20 gola për klubin e tij, edhe pse 37-vjeçar.

Ai mund të huazohet te Milani nga janari deri në qershor, pasi liga amerikane ka pushim gjatë kësaj kohe. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...