Klopp: Liverpool duhet të jep 110 për qind për ta mposhtur City

PUBLIKUAR

Kampionët e Premier Ligës udhëtojnë në Anfield pasi kanë humbur tri ndeshjet e fundit me Reds, por Jurgen Klopp insiston se ai nuk ka një formulë magjike për ti mposhtur gjithmonë ata

Jurgen Klopp e cilëson Manchester Cityin si njërën prej “skuadrave më të forta në botë” dhe ia ka bërë me dije lojtarëve të tij se ata duhet “të japin 110 për qind” përfshirë atë që ti mposhtin ata.

“Ne e kemi mposhtur tri herë Cityin sezonin e kaluar dhe jo njëherë, tani pas këtyre ndeshjeve ne mund të shkojmë në zhveshtore dhe të themi, ‘tani ne dimë si ti mposhtim ata’”, ka thënë ai.

“City kurrë nuk e humbet fokusin e tyre. Ata kanë gjithë respektin tim, kjo është e sigurt. Ne duhet të jemi në lojën tonë, ta japim më të mirën, të japin gjithçka dhe të fitojmë”.

“Do të jetë shumë vështirë, s’ka problem me këtë, të gjithë e dimë këtë. Ne kemi nevojë që të japim 100 për qind nëse jo 110 për qind për ta mposhtur Cityin”.

“Është një ndeshje në shtëpinë tonë kundër Manc City, por ata janë të fortë. Madje edhe kur humben nga ne 3-0 ishin të mirë, e për ndeshjen 4-3 edhe më të mirë”.

“Ata kanë fituar 60, 70 ndeshje radhazi, kjo kështu duhet të shihet. Ata nuk dorëzohet dhe ne duhet të shënojmë gola për të fituar. Edhe kur ishim 4-1 duke fituar ata nuk dorëzoheshin. Ata janë skuadra më e fortë në botë në futboll, por në një stadium të madh si ky i joni, me tifozë fantastik kundër një skuadre kaq të mirë, ne do të përpiqemi të fitojmë”. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...