Bayern Munich ka bërë një transferim të mirë pasi ka arritur marrëveshje me gjigantin ukrainas Shakhtar Donetsk për yllin brazilian Douglas Costa.
Këtë lajm e ka publikuar portali i njohur gjerman ‘Sport 1’, ku tregon edhe shumën e parave që bavarezët do t’ia paguajnë Shakhtarit për anësorin brazilian.
35 milionë euro është shifra e këtij transferimi të Costas te Bayerni, transferim që pritet të zyrtarizohet gjatë ditëve në vijim.
Guardiola ka vendosur ta përforcojë repartin ofensivë pasi dyshja Robben-Ribery po kanë probleme të shumta me lëndime dhe Costa shihet si transferim i madh për kampionët e Gjermanisë.
Kujtojmë që 22-vjeçari u kërkuar edhe nga Chelsea, Liverpool dhe Roma. /Telegrafi/


