Roberto Mancini publikon listën e Italisë, mungon Balotelli por kthehet Giovinco

PUBLIKUAR

Sebastian Giovinco është kthyer përsëri në kombëtaren e Italisë pas tri viteve, por Mario Balotelli dhe Andrea Belotti do të mungojnë

Giovinco me në fund është shpërblyer pas formës së tij të mirë me Toronto FC, ku ka shënuar 82 gola në 139 paraqitje.

31 vjeçari për herë të fundit me Italinë luajti në tetor të vitit 2015, duke u paraqitur për 28 minuta në fitoren e Italisë 2-1 kundër Norvegjisë për kualifikimet në Euro 2016.

Balotelli dhe Belotti e kanë paguar çmimin pas startit të tyre të dobët këtë sezon, por anësori i Sampdorias, Gianluca Caprari është ftuar për herë të parë nga Mancini.

Nga të tjerët, mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verrrati dhe lojtari i Romës Alessandro Florenzi janë ri ftuar, derisa mbrojtësi i Interit, Danilo D’Ambrosio ka marrë ftesën për shkak të lëndimeve të Mattia Caldaras dhe DAniele Ruganit.

Italia do të përballet me Ukrainën në një miqësore të 10 tetorit, para se të luaj në Ligën e Kombëve kundër rivalëve polakë katër ditë më vonë./GazetaExpress/

Skuadra e Italisw kundër Ukrainës dhe Polonisë:

Alessio Cragno (Cagliari), Gianluigi Donnarumma (Milan), Mattia Perin (Juventus), Salvatore Sirigu (Torino); Francesco Acerbi (Lazio), Cristiano Biraghi (Fiorentina), Leonardo Bonucci (Juventus), Giorgio Chiellini (Juventus), Domenico Criscito (Genoa), Danilo D’Ambrosio (Inter), Emerson Palmieri (Chelsea), Alessandro Florenzi (Roma), Alessio Romagnoli (Milan); Nicolo Barella (Cagliari), Federico Bernardeschi (Juventus), Giacomo Bonaventura (Milan), Roberto Gagliardini (Inter), Jorginho (Chelsea), Lorenzo Pellegrini (Roma), Marco Verratti (Paris Saint-Germain); Domenico Berardi (Sassuolo), Gianluca Caprari (Sampdoria), Federico Chiesa (Fiorentina), Patrick Cutrone (Milan), Sebastian Giovinco (Toronto FC), Ciro Immobile (Lazio), Lorenzo Insigne (Napoli), Simone Zaza (Torino)

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...