McAfee ka matur rezultatet sesa është i lidhur emri i një personazhi të famshëm me faqet e internetit që janë potencialisht të këqija.
Vitin e kaluar vendin i parë e mbante Craig David.
Supermodelja Naomi Campbell ishte e dyta në listën e Britanisë së Madhe ndërsa motra e Kim, Kourtney Kardashian qëndronte e treta.
Këngëtarja Adele dhe Caroline Flack përfunduan pesë të famshmit më të rrezikshëm për tu parë në internet.
Aktorja e ‘Orange Is The New Black’, Ruby Rose kryesoi një version amerikan të listës.
McAfee raporton se kriminelët në internet përdorin njerëzit e famshëm për të mashtruar njerëzit me linqe që i dërgojnë përdoruesit e internetit me faqe që kanë qëllime të këqija.
Faqet përdoren për të instaluar viruse ose për të vjedhur informacion personal dhe fjalëkalime.
Të famshëm të tjerë në listën e Britanisë së Madhe ishin aktorja Rose Byrne, Kem Cetinay, Britney Spears, aktorja Emma Roberts dhe ylli i televizioneve Ferne McCann. /FaktePlus/




