Qendërmbrojtësi italian i Juventusit, Leonardo Bonucci, shpreson se do t’i dëgjojë tifozët e klubit duke e brohoritur emrin e tij përsëri si dhe tha se tani është kthyer te një vend që e quan shtëpi.
Bonucci u transferua nga Juventusi në Milan para sezonit 2017/2018, për shkak se nuk kishte qenë i lumtur te “Zonja e Vjetër”. Milani e bëri atë menjëherë kapiten, megjithatë italiani përsëri nuk ishte i lumtur në skuadrën e tij, të cilët i akuzoi se nuk i kishin mbajtur premtimet, përcjell Gazeta Express.
Për shkak të këtyre problemeve, gjatë afatit kalimtar të verës, ai kërkoi të kthehej përsëri në Juventus. Dy klubet arritën marrëveshje për shkëmbin të lojtarëve, sipas së cilës talenti Mattia Caldara u transferua në Milan, si dhe Higuani iu bashkua kuqezinjve si huazim me opsion për ta blerë vitin e ardhshëm.
Kur u kthye në Juventus, Bonucci fillimisht nuk ishte pritur mirë nga tifozët e klubit, madje një tifoz e kishte pyetur Bonuccin se kur do të kërkonte falje për tradhtinë që ai kishte bërë “Zonjës së Vjetër”.
Në ndeshjen kundër Juventusit gjatë sezonin të kaluar, Bonucci e kishte shënuar një gol për Milanin dhe e kishte festuar këtë gol kundër ish-klubit të tij. Kjo gjë i kishte zemëruar tifozët, të cilët megjithatë tani kanë filluar ta falin qendërmbrojtësin.
“Po, tani jam në paqe me tifozët. Fishkëllimat tani janë shndërruar në duartrokitje dhe shpresoj se kjo gjë do të vazhdojë kështu”, ka thënë Bonucci.
“Tani, përgjegjësia është e imja. Unë duhet të vazhdoj të punoj dhe ta dëshmoj në fushë atë që e kam bërë deri më tani dhe shpresoj se unë do t’i ngre duartrokitjet dhe ta dëgjoj Curva Sudin duke e brohoritur emrin tim, siç kanë bërë edhe në të kaluarën”.
“E di që edhe për ta ishte një vit i vështirë, siç ishte edhe për mua, por unë do të bëj gjithçka që mundem për t’i bindur ata me performancat e tij në fushë”.
“Këto dy fitore ishin shumë të rëndësishme për mua pasi që dëshmuan se unë tanimë ndihem rehat këtu, në një vend që mund ta quaj shtëpi përsëri”. /Gazeta Express/


