Neymar: Nuk do të qahem tërë jetën

PUBLIKUAR

Neymar ka insistuar se fakti që Brazili u eliminua në çerekfinale të Kupës së Botës Rusia 2018 ketë verë, nuk do ta bëjë atë të qahet tërë jetën.

Brazili ishte në mesin e favoritëve për ta fituar botërorin në Rusi, por u eliminua pasi në çerekfinale pas humbjes 2-1 ndaj Belgjikës, transmeton Gazeta Express.

“Kam bërë gjithçka që është e mundur për të qenë me Brazilin në Kupën e Botës”, tha Neymar të martën në një konferencë për media para ndeshjes së PSG-së ndaj Crvena Zvezdës.

“E kam dhënë më të mirën nga vetja, por jam i zemëruar me këtë garë”, shtoi ai.

“Megjithatë, nuk do të qahem tërë jetën, sepse kam më shumë arsyeje për të qenë i lumtur se për të qenë i trishtuar këto ditë”, shtoi ai.

PSG-ja e pret klubin serb sonte në kuadër të xhiros së dytë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve në “Parc des Princes”. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...