Ish-shefi ekzekutiv i Juventusit, Beppe Marotta, ka mbajtur takime me Interin dhe është i gatshëm t’iu bashkohet zikaltërve, sipas mediave italiane.
Sipas Tuttosport, përfaqësuesi i Suning Group në Milano, Steven Zhang, u takua me Morattan dy ditë më parë, transmeton Express.
Ata kanë diskutuar rreth planeve për ta rikthyer Interin në krye të futbollit italian dhe evropian, me Morattan që duket se e ka dhënë miratimin e tij.
Marotta ka qenë pjesë e Juventusit për tetë vite dhe e ka mbikëqyrur transformimin e tij për t’i fituar shtatë tituj më radhë në Serie A,
Presidenti i Juves, Andrea Agnelli, nuk ia ka vazhduar kontratën Marottas, pasi ky i fundit konfirmoi se nuk ka qenë vendimi i tij për t’u larguar nga Torino. /Express/


