Ish-trajneri i Crystal Palace dhe Interit, Frank de Boer, mendon se aftësitë dribluese të Wilfried Zahas janë të ngjashme me ato të yllit argjentinas të Barcelonës, Lionel Messi,
Sulmuesi i Bregut të Fildishtë ka qenë ylli i skuadrës së Crystal Palace deri më tani këtë sezon, dhe ka arritur t’i shënojë tri gola në gjashtë ndeshjet e para të Premierligës, transmeton Gazeta Express.
Performancat e tij kanë bërë që ai të marrë lëvdata nga shumë profesionistë dhe analistë të futbollit, ndër të cilët është edhe trajneri holandez, Frank de Boer, i cili kishte qenë trajner i Zahas për një kohë të shkurtës gjatë sezonit të kaluar.
“Ajo që Zaha e ka është një gjysmë hapi. Si mbrojtës, ti mendon se do ta prekësh topin, por ai është shumë i shpejt, e bënë një gjysmë hap, e prek topin me këmbën tjetër. Ti mendon se e ke marrë topin, por në të vërtetë e ke goditur këmbën e tij”, ka thënë De Boer.
“Ai është si Messi, gjithmonë, çdo hap dhe çdo prekje të topit që e bënë, me këmbën e djathë apo të majtë, Zaha e ka të njëjtin kualitet. Nëse luan një kundër një, ai është i jashtëzakonshëm”.
Ish-lojtari i Manchester Unitedit, Zaha, ka qenë afër transferimit në Tottenham gjatë sezoneve të fundit, por ai vendosi këtë afat kalimtar të verës që të qëndronte në klubin londinez. Sezonin e kaluar, Zaha arriti t’i shënonte vetëm nëntë gola në 29 paraqitje, por skuadra e tij pësoi humbje në çdo ndeshje që mungoi ai. /Gazeta Express/


