Për hir të opinionit prona për të cilën na flet kinse “ student i përjetshëm i ndërtimtarisë ”, Lulzim Rrustemi, është pronë komunale e cila ndodhet përball tregut të kafshëve. Se pari, ne nuk e sollëm aty kompaninë në fjalë por e gjetëm aty. Do te ishte mirë t’ju thuhej qytetareve të komunës së Lipjanit, për 6 vite te qeverisjes se kaluar, çka keni ndërmarr Ju, lidhur me ketë pronë dhe me pronat të tjera .
Shumë shpejt opinion publik lipjanas do ketë rastin t’i shohë të gjitha kontratat dhe te gjitha pronat komunale sikur edhe lokalet qe janë në pronësi komunale. Ndoshta, nga eksperienca 6-vjeçare e qeverisjes së kaluar Lulzim Rrustemi, predikon edhe të sotmen e menaxhimit te pronës. Është mirë t’i sqarohet opinionit se sa para, ka inkasuar qeverisja e kaluar për 6 vite nga pronat dhe lokalet e komunës, nga tregjet dhe asetet tjera komunale? Kush i ka përfituar ato mjete? Apo te sqarojë ku mbeten parat e shpronësimit te pronës komunale për nevoja te Feroniklit, apo ndoshta do t’i sqarojnë te organet e drejtësisë herët a vonë sikur edhe shumë e shumë prona të tjera komunale që i kanë vë në kontekste ligjore, duke i shkelur. Muaj më parë të njëjtit reaguan për menaxhimin e lokaleve në pronësi te komunës derisa te njëjtit sot paskan ngritur shqetësim te pronave komunale te cilat i keqpërdoren për 6 vite.
Kuvendi komunal i bazuar në legjislacionin në fuqi ka konstituar komisionin komunal, ku marrin pjesë edhe PDK-ja me anëtar të tyre, për trajtimin e pronave komunale dhe deri tash ka proceduar me te gjitha lokalet në mënyrë transparente dhe te ligjshme dhe kështu do te veprojë me te gjitha pronat komunale, si me rastin në fjalë. Pra, për dijeninë e qytetareve lipjanas, ky subjekt është prezent në organet vendimmarrëse të pronave komunale. Ekzekutivi i Lipjanit, i drejtuar nga kryetari i komunës, Imri Ahmeti, është ndër komunat numër një, e cila është shpërblyer për trajtimin e pronës dhe aseteve komunale nga institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare. Asnjë vendim, asnjë pronë kryetari i komunës nuk e ka dhëne deri me sot, por për te gjitha pronat ka vendosur kuvendi komunal , derisa ne mandatet e kaluara ketë te drejtë ligjore ju ka mohuar kundërligjshëm kuvendit komunal. Te gjitha vendimet për çdo lloj prone qe gjatë qeverisjes Ahmeti, i kemi proceduar sipas ligjeve pozitive dhe ne formë transparente dhe te gjitha vendimet, qytetaret tonë i kanë parë dhe munden t’i shohin në ueb faqen zyrtare të komunës së Lipjanit.
I bëjmë me dije opinionit lipjanas se është proceduar kjo pronë në tenderim, dedikuar për familjet e pastrehë te cilën projekt për 6 vite nuk arritën ta zgjedhin qeverisja e kaluar, dhe siç duket paskan marrë informata se shumë shpejt do te hapen mundësit për investitorë në ketë pronë, prandaj qenkan përkujdesur për te provuar autorësinë qe s’kanë as një të drejt ta përfolin dhe të shpifin.
I sigurojmë qytetaret lipjanas, se ne do vazhdojmë te trajtojmë çdo pronë, çdo aset komunal, vetëm sipas ligjeve aktuale dhe në formë transparente e të përgjegjshme dhe zotohemi se koha e veprimeve banditeske e arrogante me pasurin e komunës ka përfunduar sepse ky pushtet është i qytetareve assesi i pushtetarëve. Ne nuk do vazhdojmë te merremi me “ata” qe humben privilegjet dhe dezinformojnë qytetaret, por do vazhdojmë te trajtojmë interesin publik me përkushtim, pavarësisht sa ju dhemb “studenteve veteran”, thuhet në reagimin e Komunes së Lipjanit
Ky reagim vije ngase PDK-Dega në ka dënuar keqpërdorimin e pronës Komunale, gjeni reagimin e PDK-së në Lipjan
Qeverisja komunale në Lipjan e kënaqur si duket me marrjen e pushtetit lokal dhe arritjen e qëllimeve të veta personale po sillet si e pa kokë, e mbyllur në zyre të koduar ,duke luajtur lojën e shantazheve me nënpunësit civil, duke i largu nga puna e duke ju ndërru vendet e punës, duke punësu militant partiak duke shkel të gjitha procedurat ligjore në kundërshtim me konkursin, vazhdon të jetë qeverisje e plogësht, pa dinamikë, qeverisje pa rezultate të prekshme, qeverisje e cila nuk po arrin të menaxhoj as pronën komunale mbrenda qytetit të Lipjanit.
Prona komunale në Lipjan është pa zot, ajo para syve të institucioneve dhe organeve më të larta të komunës keqpërdoret, shftytëzohet dhe abuzohet pa asnjë normë ligjore ,udhëheqja komunale bëhet e verbër sikur nuk shef asgjë,çdo ditë kalon pranë sajë dhe i bën sehir sikur ajo pronë i takon dikuj tjetër e jo komunës ,sigurisht as inspektorati komunal ende nuk ka marrë urdhër ta inspektoj e ndërprejë këtë veprim mbi pronën komunale, ndoshta kanë shum arsye, ndoshta benifitet udheheqje komunale – kompani janë llogaritë për një kohë më të gjatë, kush ua varë qytetarëve, ata kanë kohë të presin,me rendësi të realizohen interesat personale të udhëheqjes.
Prona komunale e cila gjendet në udhëkryqin Lipjan – Shtime , Lipjan – Magure , përballë tregut të kafshëve me sipërfaqe prej 2,17 ha ka muaj që vazhdon të shfrytëzohet e të keqpërdoret në mënyrë bizare prej kompanisë pa emër sigurisht e dakorduar me udhëheqjen komunale dhe koalicionin qeverisës .
Kjo pronë komunale e planifikuar sipas Planit Zhvillimor Komunal (PZHK),si dhe Planit Zhvillimor Urban (PZHU) , 2013 – 2018 për Lipjanin si zonë ndërtimore për banim kolektiv, për të zgjidhur problemin e banimit për kategoritë e dalura nga lufta e UÇK-së ,për invalidët dhe veteranët e luftës, mbushet çdo ditë në mënyrë sistematike me mijëra metra kub material, janë vendosë makineri nga më të ndryshmet,cisterna, sillos për përpunimin e zhavorit e të betonit, në të punohet çdo ditë, ajo është shëndrru në punishte të vërtet sikur të jetë dhënë në shfrytëzim me procedura të rregullta ligjore nga komuna. Sot kjo pronë komunale shfytëzohet në kundështim me Ligjin Nr.04/L-144 për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës.
Qeverisja komunale heshti përkundër faktit se PDK ka ngritur dhjetëra herë këtë qështje në asamblenë komunale, asnjëher nuk mori përgjigjëje pse prona komunale abuzohet në mënyrë kaq të egër nga një kompani, pa asnjë vendim të organeve kompetente komunale.Në takimin e fundit të asamblesë komunale Kryetari komunës deklaron se kjo kompani do ta shfrytëzoj këtë pronë derisa ajo të jepet me koncesion , por mbi cilën bazë ligjore,mbi cilën marrëveshje , cilat organe të qeverisë komunale kan kompetencë të vendosin për pronën, këtë e di mire kryetari i komunës.
Kjo afer korruptive mes qeverisjes lokale të Lipjanit dhe kompanisë që po keqpërdor pronën komunale në menyrë të paligjshme dëshmon edhe një herë paaftësinë e kësaj qeverie për të menaxhu me pronën komunale, dëshmon shkeljet e vazhdueshme të ligjit , dëshmon gatishmërin e kësaj qeverisje për të keqpërdor detyrën zyrtare për interesa përsonale , prandaj PDK- dega në Lipjan kërkon hetim serioz nga organet kompetente për këtë qështje, kërkon ndërprerjen e shfrytëzimit dhe keqpërdorimit të pronës komunale në mënyrë të jashtëligjshme.
LDK në Lipjan bashkë me koaliconin qeverisës po dëmton rendë interesat e qytetarëve të Lipjanit në dobi të interesave te ngushta personale ,në emër të zotit dhe ligjit keqpërdorimet dhe shkeljet ligjore po vazhdojnë .Hiq mos e nal .Shnet! Lulzim Rrustemi , nënkryetar i PDK-se ,Dega në Lipjan .


