Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher, ka insistuar se kritikët e kanë tepruar duke e gjykuar pa të drejtë Mohamed Salahun për formën e dobët në këtë fillim sezon.
Magjiku egjiptian i shënoi 44 gola sezonin e kaluar, por i ka realizuar vetëm tri në pesë ndeshjet e tij të para këtë sezon. Megjithatë, Carragher insiston se Salah, i cili i kishte shënuar vetëm katër gola në periudhën e njëjtë sezonin e kaluar, po gjykohet pa të drejtë, transmeton Gazeta Express.
Duke folur për Sky Sports, legjenda e të kuqve tha: “Ai nuk është në formë të mirë, por mendoj se nuk është as në formë të keqe”.
“Shpresoj se Klopp po i thotë atij të njëjtën për golat e shënuara sezonin e kaluar: nëse nuk i shënon mbi 40 gola, nuk do të thotë se ka sezon të keq”, shtoi ai.


