Legjenda e Anglisë: Messi futbollisti më i mirë që i ka mbathur këpucët e futbollit ndonjëherë

PUBLIKUAR

Legjenda e Anglisë Gary Lineker e ka lartësuar Lionel Messi para ndeshjes së Barcelonës kundër Tottenhamit në Ligën e Kampionëve, duelit mes dy klubeve për të cilat Lineker ka luajtur gjatë karrierës së tij.

Në një intervistë me Barca TV, ish-futbollisti foli për ndeshjen dhe theksoi se argjentinasi do të jetë çelësi në këtë takim, transmeton Gazeta Express.

“Ai është lojtari më i mirë që i ka futur në këmbë këpucët e futbollit ndonjëherë. Duket sikur ai e sheh lojën nga larg, në të njëjtën kohë që luan. Ai nuk është njeri”, tha Lineker.

“Atë nuk mund ta provokosh, prandaj ai është shembull themelor për botën e futbollit dhe për çdo person të ri që e luan këtë sport”, shtoi ai.

Lineker, tani prezantues, foli edhe për gjendjen e skuadrës së Ernesto Valverdes.

“Ata kanë skuadër të kombinuar, rini dhe përvojë, që është kyçe në këtë garë, si dhe një trajner që ka sjell vazhdimësi në skuadër”, theksoi ai.  /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...