​Ramos dhe Griezmann përqafohen para derbit, francezi thotë se e ka shok kapiten e Realit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Zënka e fundit mes kapitenit të Real Madridit, Sergio Ramos, dhe sulmuesit francez të Atletico Madridit, Antoine Griezmann, u lë pas sapo këta dy dolën në fushë për derbin e qytetit, kur ata dy u përqafuan.

Ndeshja e zhvilluar mbrëmë në Santiago Bernabeu përfundoi me rezultat 0-0, përkundër dominimit të Real Madridit. Me këtë barazim, “Los Blancos” e humbën mundësinë për ta tejkaluar Barcelonën në tabelën e La Ligës, përcjell Gazeta Express.

Griezmann dhe Ramosi ishin zënë mes vete para kësaj ndeshjeje. Francezi e kishte postuar një karikaturë, ku shihej Ramosi duke ia vendosur në kokë kurorën Griezmannit. Ndërsa, Ramosi i ishte përgjigjur duke thënë se francezi e ka guximin e budallait, pas deklaratave të këtij të fundit se është në top tre lojtarët më të mirë të botës.

Megjithatë, përveç përqafimit para ndeshjes, që të dy u treguan paqësorë me njëri-tjetrin edhe pas ndeshjes.

“Ai është shoku im i vogël. Kam shumë respekt për të. Ai është një shembull për fëmijët dhe një qendërmbrojtës i mrekullueshëm. Për mua, kjo është një lojë, më pëlqen të argëtohem me bashkëlojtarët e mi dhe lojtarët nga skuadrat e tjera. Nganjëherë unë i ngacmoj, ndërsa këtë herë u ngacmova”, ka thënë Griezmann.

Përderisa nuk e ka quajtur shok, edhe Ramosi ka thënë se ka respekt për francezin, njëjtë si për çdo lojtar tjetër.

“Nuk kam biseduar me Griezmannin, pavarësisht mendimin për njëri-tjetrin, ne gjithmonë duhet të kemi respekt maksimal për një bashkëlojtar profesionist”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...