Suarez: S’mund të mbështetemi në Messin për të na shpëtuar çdo herë

PUBLIKUAR

Barcelona ngeci përsëri, kësaj radhe në shtëpi ndaj Athletico Bilbaos, dhe Luis Suarez u ka bërë thirrje bashkëlojtarëve të mësohen të fitojnë vetë, pa u mbështetur gjithmonë në numrin 10, Leo Messin.

Uruguaiani insiston se Messi nuk duhet të jetë përgjegjësi i vetëm për ta bartur skuadrën mbi supe në situata të vështira, transmeton Gazeta Express.

Barazimi 1-1 ndaj Bilbaos nënkupton se Barcelona i ka lëshuar nga dora shtatë pikë në tri ndeshjet e fundit.

“Ai [Messi] është më i miri në botë, por ne nuk mund të mbështetemi në Leon për të na zgjidhur çdo problem”, tha Suarez pas ndeshjes.

“Kemi shumë lojtarë këtu dhe është dashur të fitonim para se ai dhe Busquets të futeshin në lojë”, shtoi ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...