Unitedi i futet garës për mesfushorin e Cagliarit

PUBLIKUAR

Lufta për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit të Caglairit, Nicolo Barella po bëhet më e fortë, pasi për të në garë janë Liverpooli, Juventusi, Milani, Interi, Roma dhe së fundmi Manchester Unitedi.

21-vjeçari ka filluar mbar këtë stinor në Serie A, dhe po ashtu ka marrë ftesën për herë të parë në Kombëtaren e Italisë, transmeton Gazeta Express.

Ai e  ka shënuar një gol në gjashtë ndeshje të këtij stinori, por përveç kësaj, ai ka bërë ndërhyrje vendimtare, duke e ndihmuar skuadrën e tij.

I pyetur së kë preferon më shumë, Premierligën apo Serie A-në, ai është përgjigjur kështu:

“Do e zgjedhja Premierligën, sepse më pëlqen mënyra se si zhvillohet loja atje”.

“Ëndrra ime është ta kem një shtëpi të mirë me kopsht dhe pishinë dhe të takohem me Lebron Jamesin”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...