Alisson: E zgjodha Liverpooli me ndihmën e Coutinhos

PUBLIKUAR

Portieri i Liverpoolit, Alisson Becker, ka zbuluar se bashkëlojtari i tij nga Kombëtarja e Brazilit, Philippe Coutinho e ka luajtur një rol të madh në vendimin e tij për t’u transferuar te gjiganti anglez.

Portieri 25-vjeçari iu bashkua Liverpooli nga Roma në këtë verë për 75 milionë euro, dhe ia ka filluar mbarë stinorit në Premierligë, transmeton Gazeta Express.

“Ai më ka folur fjalë të mira për Jurgen Kloopin dhe për lojtarët”, ka thënë Alissoni.

“Ai tha se skuadra është shumë ambicioze dhe me dëshirë të madhe për të fituar”.

“Coutinho po ashtu më tha se ka qenë i lumtur me familjen e tij në Liverpool. Gratë tona biseduan me njëra tjetrën disa herë dhe ato thanë se kishin një jetesë shumë të mirë këtu, dhe ne jemi shumë të lumtur”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...