Holandezi ka pranuar se ai është duke “shikuar përpara” për ta vizituar Stamford Brdige këtë vikend, pavarësisht se ai ishte në dyshim për shkak të një lëndimi
Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk ka dhënë indikacione të fuqishme se mund të luaj kundër Chelseat në Londër të shtunën.
Holandezi ishte zëvendësuar gjatë fitores 3-0 në Premier Ligë kundër ish klubit të tij Southampton vikendin e kaluar derisa nuk u paraqit në ndeshjen e Carabao Cup në humbjen kundër Chelseat.
Van Dijk nuk mund të stërvitej këtë javë dhe menaxheri Jurgen Klopp përballej me ankthin se a do të jetë gati mbrojtësi.
Megjithatë, në një postim në Instagram, ish lojtari i Celtic ka thënë indikacione se ai është gati për të ruajtur startin 100 për qind të Liverpoolit në Premier Ligë.
“I fokursuar para ndeshjes së madhe nesër kundër Chelsea në Stamford Bridge”, ka shkruar 27 vjeçari në rrjete sociale te premten. /GazetaExpress/


