Cristiano Ronaldo ia ka uruar ish-bashkëlojtarit, Luka Modricit, çmimin e Lojtarit më të mirë të vitit nga FIFA.
Ai po ashtu pati fjalë të mira për yllin e Liverpoolit, Mohamed Salahun, i cili mori çmimin e golit më të mirë “Puskas”, transmeton Gazeta Express.
“Urime për Luka Modricin për fitimin e çmimit”, shkroi portugezi në Instagram.
“Salah e meritoi çmimin Puskas, ishte një gol i bukur i shënuar nga ai”.
“Të bëhemi të sinqertë, goli im ishte më i mirë”, vazhdoi ai.
Ronaldo nuk mori pjesë në ceremoninë e çmimeve të hënën në Londër dhe të premten foli për herë të parë pas atij eventi.
“Çmimet janë çmime, tashmë i kam disa prej tyre”.
“Luajë të fitoj dhe jo të marrë çmime, kam qenë në nivelet më të larta për 15 vite dhe jam krenar për atë që kam arritur”. /Gazeta Express/


