Bayerni e gjen zëvendësuesin e Riberys, kushton 80 milionë euro

PUBLIKUAR

Franck Ribery është tani 35-vjeçar dhe klubi gjerman po mendon për zëvendësuesin e tij, dhe i pari në listë është Florian Thauvin i Marseilles.

Bayerni e mori Riberyn nga Marseille në vitin 2007 dhe dëshiron ta bëjë të njëjtën gjë me Thauvinin, transmeton Gazeta Express.

Klubi francez për 25-vjeçarin i kërkon plot 80 milionë euro.

Që nga viti 2007, francezi i ka bërë 395 paraqitje, ka shënuar 117 gola dhe ka 180 asistime për fanellën e klubit nga Bavaria. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...