Pepe Reira mund të rikthehet te Napoli

PUBLIKUAR

Pepe Reina sot pritet të kalojë testet mjekësore dhe të nënshkruajë kontratë me Napolin.

Lajmin e ka zbuluar Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, gjatë një interviste për mediat italiane, transmeton Telegrafi.

“Pepe ka një takim me ne, do të shihemi nesër në Romë për testet mjekësore dhe pastaj nëse gjithçka shkon mirë, do të nënshkruajmë kontratë”, ka konfirmuar De Laurentiis për Radio Kiss Kiss.

Pasi kaloi një sezon te Napoli (2013/14) ku bëri 43 paraqitje, spanjolli iu bashkua Bayern Munichut verën e kaluar. Por ai luajti vetëm tre ndeshje me kampionët e Gjermanisë, duke qenë kryesisht mbulesë për porterin e parë Manuel Neuer./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...