Totti: Spalletti duhet të jetë i lumtur

PUBLIKUAR

Francesco Totti e ka goditur përsëri me kritika Luciano Spallettin dhe Franco Baldinin, duke insistuar se ata “duhet të jenë të lumtur që po i përmendi” në autobiografinë e tij

Sot ai festoi ditëlindjen e tij të 42’të dhe legjenda e Romës e ka shënuar atë duke lansuar autobiografinë e tij “Un Capitano”, në një ceremoni në Koleseum.

“Jam i kënaqur dhe i ndëruar për një moment të tillë të rëndësishëm. Sot është ditëlindja e tij, por kjo është në prapaskenë, sepse sot ne kemi biseduar për një njeri, një djalë, që ka pasur një eksperiencë nga fëmijëria deri në këtë moment”, tha Totti për Sky Sport Italia.

Jo të gjithëve ju ka pëlqyer lansimi i këtij libri, siç është ish trajneri i Romës Spalletti dhe drejtori i tanishëm Baldini që janë të zhgënjyer nga komentet e tij që e kishin shtyrë drejt pensionimit.

“Nuk e prita këtë reagim. Shpresojë që nuk ka më shumë njerëz të cilët do të hidhërohen. E shkrova librin për të treguar 25 vitet e mija në Roma. Ata duhet të jenë të lumtur, sepse i kam përmendur në libër”.

“Do të preferoja që të vendosja kur të pensionohem vet, sepse e di kur me kokën dhe trupin tim se kur duhet të përfundojë. Mund ta kisha bërë atë vit, por vendosa ndryshe”. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...