Zyrtare: Busquets nënshkruan kontratë të re me klauzolë 500 milionë euro

PUBLIKUAR

Fituesi i Kupës së Botës, Sergio Busquets ka arritur marrëveshje për ta vazhduar kontratën e tij me Barcelonën, që do ta mbajë atë në “Camp Nou” deri në vitin 2023.

Ai ka nënshkruar kontratë me klubin katalonas, dhe ka një klauzolë të re, e cila është plot 500 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Deri në fund të kontratë së tij, i bie që mesfushori do të qëndrojë në Barcelonë për 18 vite, i cili është produkt i akademisë së klubit dhe është futur në skuadrën e parë nga Pep Guardiola.

Sergio deri më tani i ka 490 paraqitje dhe 13 gola në të gjitha garat me fanellën e Barcelonës. I ka fituar gjithsej 28 tituj, duke përfshirë 7 La Liga dhe 3 Liga të Kampionëve. /Gazeta Express/

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/zyrtare-busquets-nenshkruan-kontrate-te-re-me-klauzole-500-milione-euro-579910/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...