Buffon: Kombëtarja e Italisë e ka vetëm një talent

PUBLIKUAR

Gianlugi Buffon beson se ylli i Paris Saint-Germainit dhe bashkëlojtari i tij, Marco Verrati është talenti i vetëm i futbollit italian.

Portieri legjendar e fitoi Kupën e Botës me të kaltrit në vitin 2006 dhe ka paraqitje për Italinë më shumë se çdo kush tjetër, mirëpo është pensionuar në vitin e kaluar, transmeton Gazeta Express.

“Është shumë më mirë me Roberto Mancinin”, ka thënë Buffoni.

“Bisedova me të në muajin maj dhe ai ishte shumë i sjellshëm dhe i respektueshëm. Ishte një bisedë shumë e  mirë”.

“Marco Verrati është një lojtar i jashtëzakonshëm, për momentin ai është talenti i vetëm i vërtetë italian”.

“Mënyra se si ai e sheh lojën, kualiteti i prekjeve të tij, e bëjnë atë një superlojtar”.

Buffoni u largua nga Juventusi pas 17 vjetëve, duke e vazhduar karrierën e tij jashtë Italisë, edhe pse 40-vjeçar. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...