Meghan Markle tani flet në theksin britanik dhe fansat po e kritikojnë me të madhe

PUBLIKUAR

Princesha e re duket se po mundohet të përshtatet në familjen mbretërore në të gjitha mënyrat.

Meghan duket se çdo herë e më shumë po flet në theksin britanik.

Këtë herë ajo dëgjohet ë një video të publikuar së funid, që është pjesë e dokumentarit për Mbretëreshën Elizabeta II, “Queen of the World”.

Markle shihet pranë fustanit të bardhë që ka veshur në dasmën me Princin Harry gjatë muajit maj, ndërsa shpjegon se aty ka një copë materiali ngjyrë kaltër, të fustanit që ajo ka veshur në takimin e tyre të parë.

Me të dalë kjo video, të gjithë në rrjetet sociale kanë vërejtur se ajo ka filluar të ndryshojë edhe theksin amerikan, nga vjen aktorja e njohur dhe tani po flet në theks të vendlindjes së bashkëshortit të saj, përcjell Gazeta Express.

Megjithatë, nuk besohet se në Pallatin Mbretëror i kanë dhënë kusht anëtares së tyre të re që të flasin si ata, por ndonjëherë ndryshimi i theksimit të fjalëve mund të mësohet kur dëgjohet shumë shpesh dhe instinktivisht ndryshon vetvetiu.

Meghan gjithashtu ka punuar edhe me trajnerë të zërit, për të mësuar se si të flasë më me finesë në takimet me njerëz të rëndësishëm./Gazeta Express

 

SHIKO MË SHUMË

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...