Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri e ka konfirmuar se Napoli është rivali kryesor për skuadrën e tij në këtë stinor.
“Zonja e Vjetër” do ta pres në shtëpi të shtunën mbrëma skuadrën e Carlo Ancelotti, transmeton gazeta Express.
“Ndeshjet kokë më kokë janë të komplikuara”, tha Allegri pas fitores së mbrëmshme kundër Bolognas.
“Ancelotti ka një qetësi të madhe që e ka futur në skuadrën e Napolit. Ata janë rivalët tonë të parë. Është një ndeshje kokë më kokë, mirëpo do të ketë ende ndeshje të tjera”. /Gazeta Express/


