​Kloppi i pakënaqur me përdorimin e VAR-it

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, nuk mbeti i kënaqur me përdorimin e Video Assistant Referee (VAR) në ndeshjen kundër Chelseat, pasi që mendonte se goli i parë i të kaltërve ishte shënuar nga pozita jashtë loje.

Liverpooli u eliminua nga Carabao Cup në rundin e tretë pas ndeshjes kundër Chelseat. Klubi londinez arriti ta përmbysë rezultat në 2-1 dhe të kalojë kështu në fazën tjetër. Edhe pse hyri në lojë vetëm në pjesën e dytë, Hazardi u tregua vendimtar duke e shënuar golin e fitores, transmeton Gazeta Express.

Trajneri i Liverpoolit mendon se një numër i lojtarëve të Chelseat kishin qenë në pozitë jashtë lojë para se Emersoni ta shënonte golin e barazimit në Anfield. Këtë rast e kishte analizuar edhe VAR-i, megjithatë nuk u gjet asgjë e parregullt.

“Mendoj se goli i parë ishte nga pozita jashtë lojë. Nuk mendoj se gjyqtari ishte dashur ta shohë. Për mua, tre lojtarë ishin në pozitë jashtë loje, dy ishin të sigurt, të gjithë e vërejtëm këtë madje edhe Barkley ishin pak në pozitë jashtë loje”, ka thënë Klopp.

“Ata e shikuan dhe nuk menduan se ishte nga pozita jashtë lojë. Duhet ta pranojmë këtë. As gjuajta e lirë nuk ishte ndërhyrje e parregullt. Nuk mendoj kështu, ai lufton për topin dhe as nuk e mban këmbën lart”.

“Gjyqtari ishte në një pozitë të mirë dhe ai e konsideroi si të rregullt. Për fat të keq kishte shumë raste të tilla gjatë ndeshjes dhe këto momente janë vendimtare”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...