Lopetegui: Lojtarët nuk e dhanë maksimumin

PUBLIKUAR

Sevilla u tregua superiore të mërkurën mbrëma, duke e mposhtur Real Madridin me rezultat 3-0, ku pas ndeshjes trajneri i Realit tha se lojtarët nuk punuan shumë gjatë ndeshjes.

Kjo ishte një ndeshje të cilën e  humbi kampioni i Evropës, para se të përballet me rivalin lokal, Atletico Madridin, të dielën në kuadër të La Ligas, transmeton Gazeta Express.

“E kishim idenë për të luftuar më shumë dhe ne nuk e bëmë këtë siç dëshironim”, tha trajneri spanjoll pas ndeshjes.

“Sevilla ishte superiore”.

“Marcelo duket se ka një thyerje, por duhet të presim”, tha Lopetegui për mbrojtësin brazilian, i cili pësoi një lëndim gjatë ndeshjes.

“Në ligë këto gjëra ndodhin, por ajo që do të bëjmë është përgatitja në maksimum për ndeshjen e ardhshme”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...