Milani nuk ka para për Cavanin

PUBLIKUAR

Agjenti i Edinson Cavanit ka përgënjeshtruar njoftimet se klienti i tij mund të shkojë te Milani.

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit ishte lidhur me Juventusin, mirëpo pas transferimit të Mario Mandzukicit nga Zonja e Vjetër, emri i tij u lidh me Rossonerët.

“Juve e transferoi Mandzukicin, prandaj mendoj se sulmi i tyre është i përfunduar”.

“Milani? Nuk shoh ndonjë klub italian që do të mund të paguante shifrat e domosdoshme për një lojtar të kalibrit të Cavanit”.

“Veç kësaj, Edinsoni ka qenë shumë i qartë për të ardhmen e tij, ai është i lumtur në Paris dhe planifikon të qëndrojë te PSG”, ka thënë agjenti Claudio Anellucci për Calciomercato. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...