​Man Unitedi, PSG-ja dhe Real Madridi interesohen për yllin e Ajaxit

PUBLIKUAR

Talenti i ri i Ajaxit, Frenkie de Jong, është duke u kërkuar nga disa prej klubeve të mëdha të Evropës, si Manchester City, Manchester Unitedi, Paris Saint-Germaini. Tani kësaj liste i është shtuar edhe Real Madridi.

Holandezi arriti të zinte vend në formacionin e parë të Ajaxit para dy sezoneve, në moshën vetëm 19-vjeçare, dhe që nga atëherë ai është përmirësuar edhe më shumë si futbollist, përcjell Gazeta Express.

Ai debutoi për Kombëtaren e Holandës në qershor, dhe tani duket se karriera e tij është duke ecur me hap shumë të shpejtë, pasi që shumë prej klubeve më të mëdha evropiane kanë shprehur interesimin për të.

De Jongu ishte protagonisti i bisedimeve për transferimin e tij në Barcelonë gjatë afatit kalimtar të verës. Megjithatë, oferta e katalonasve dështoi pasi që Ajaxi kërkon rreth 80 milionë euro për ta shitur talentin e tyre.

Daily Mail raporton se Manchester Unitedi dhe Real Madridi kishin dërguar skauta për ta përcjellë ndeshjen e javës së kaluar të Ajaxit në Ligën e Kampionëve. Megjithatë klubi nga Amsterdami nuk do ta lejojnë shitjen e tij në afatin kalimtar të janarit, por vetëm gjatë verës së ardhshme, nëse ndonjë nga klubet e interesuara e ofron shumën e kërkuar të parave.

Edhe klube të tjera, si Bayern Munichu dhe Tottenhami, fillimisht janë interesuar për mesfushorin holandez, megjithatë ata nuk janë të gatshëm ta paguajnë shumën e kërkuar nga Ajaxi për transferimin e De Jongut. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...