Kondogbia, lojtari më i paguar i Interit

PUBLIKUAR

Geoffrey Kondogbia është bërë lojtari më i paguar i Interit me përfitime prej afro pesë milionë eurosh për sezon.

Nerazzurrët i kanë paguar 35 milionë euro Monacos për transferimin e mesfushorit, i cili tashmë e ka nënshkruar kontratën me drejtorin Marco Fassone.

Shërbimet e tij i kërkonte edhe rivali lokal, Milan, por zikaltrit ia dolën të tregoheshin më të suksesshëm në këtë garë.

Sipas Sky Sport Italia, Kondogbia ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare dhe do të përfitojë 4.5 milionë euro neto plus bonuset që në total sillet rreth pesë milionë.

Në këtë mënyrë, 22-vjeçari kalon Mauro Icardin në listën e lojtarëve më të paguar të Interit.

Kondogbia është transferi i tretë i Nerazzurrëve brenda 48 orësh, pas Giannelli Imbula (nga Olympique Marseille) dhe Joao Miranda (nga Atletico Madridi). /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...