Kim edhe në klasë të shtatë ishte një yll i vërtetë.
Ajo tashmë njihet për koleksionet e saj të produkteve të grimit e gjithashtu edhe për stilin e guximshëm që ka.
Por, Kim duket se është përkujdesur gjithmonë për dukjen e saj, madje edhe në shkollë fillore, shkruan Gazeta Express.
Ylli televiziv ka publikuar një fotografi ku shihet duke pozuar në një karrige, e veshur e me grim, ndërsa ka treguar se ajo në këtë kohë ishte në klasën.
Kim gjithashtu tregon për fansat se buzëkuqi që ka vendosur ka qenë i preferuari i saj në atë kohë dhe se mendon të fillojë ta përdorë përsëri.
Ndoshta së shpejti do të bëjë nuancën e njëjtë të ngjyrës për koleksionin e saj të radhës./Gazeta Express/


