Torreira në dyshim për ndeshjen kundër Evertonit

PUBLIKUAR

Mesfushori u zëvëndësua në fitoren 4-2 të skuadrës së tij në Europa Ligë kundër Vorsklas, por është në dyshim për ndeshjen e vikendit kundër Evertonit

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery e largoi nga fusha Lucas Torreiran në fitoren 4-2 të Arsenalit kundër Vorsklas në Europa Ligë të enjten.

Torreira ende nuk ka startuar një ndeshje në Premier Ligë për Gunners, por ai ka impresionuar si zëvendësues dhe formën e tij e tregojë mbrëmë edhe në Emirates.

“Në çdo ndeshje që ne luajmë, unë jam përgjegjës për grupin dhe për Torreiran po ashtu. Mendoj se më mirë për të ishte të largohet nga ndeshja”, tha Emery, me Evertonin që do t’i vizitojë ata në Londër këtë të dielë.

“Shpresoj që nesër dhe të shtunën, ai të jetë gati për të dielën”. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...