Summer Fest rrugëton në Pogradec

PUBLIKUAR

20140713140645808600

Pas performancës së tyre artistët janë shprehur të emocionuar dhe të impresionuar nga publiku.

Temperaturat e ulta në qytetin e Pogradecit nuk kanë mundur ta frenojnë entuziazmim e Summer Fest i cili ka “ndezur” qytetin me atmosferën e tij. Me këngëtarët, aktorët dhe balerinët të cilët kanë performuar mbrëmjen e se premtes në sheshin “Odeon” vera është bërë e zjarrtë mes qindra qytetarëve të cilët kanë ndjekur koncertin mbushur me surpriza, ndërsa kanë kënduar dhe kërcyer së bashku për orë të tëra.

Pas performancës së tyre artistët janë shprehur të emocionuar dhe të impresionuar nga publiku.

Rina Bilurdagu, këngëtare ka shkruar: Summer Fest ka lezet! Kënaqen njerëzit, kënaqemi ne në koncerte të hapura.

Rezart Veleshnja, aktor i Portokallisë: Yll! Më shumë s’kam çfarë të them. Shumë bukur, ka shumë njerëz. Klajdi Haruni, këngtar: Ishte një pritje shumë e ngrohtë, shumë e zjarrtë. Ndjehem si në familjen time këtu dhe jam ndjerë shumë-shumë mirë.

Summer Fest ishte në Pogradec për të tretin vit radhazi ndërsa turi veror do të vijojë në qytete të tjera. / KultPlus.com

SHIKO MË SHUMË

Përmallohet Elijona, i uron ditëlindjen motrës së ndjerë

Elijona Binakaj ka bërë një dedikim emocional. Sot do të ishte ditëlindja e 24-të e...

“E kemi pas fans të msheft”/ Për cilin ish-banor të BBVK-së e kanë fjalën Eli dhe Klodi?

Elijona dhe Klodi kanë qëndruar për pak ditë në Zvicër, për të marrë pjesë...

Luizi takohet me ‘Mehmet Kosovën’! Paralajmëron projekt të ri?

Këngëtari i njohur shqiptar, Luzi Ejlli ka bërë të ditur se është takuar me...