Lyoni ta dënojë tifozin për jetë pasi kishte bërë përshëndetjen Naziste

PUBLIKUAR

Klubi francez, Lyoni, planifikon që ta dënojë tifozin për tërë jetën që të mos merre pjesë në stadium pasi ai e përdori përshëndetjen Naziste që u pa në kamera pas fitores së Lyonit ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve në fazën e Grupeve.

Fitorja 2-1 si mysafir e Lyonit ndaj Cityt mbrëmë, tani është duke u përfolur për shkak të atij tifozi i cili e bëri përshëndetjen Naziste në stadium, transmeton Gazeta Express.

Lyoni është duke e analizuar rastin dhe janë duke e identifikuar tifozin.

Pasi që tifozi të identifikohet, ai do të ndalohet që t’i shikojë ndeshjet në shtëpi në stadiumin Groupama dhe po ashtu nuk do ta ketë të drejtën që të marrë pjesë në ndeshjet si mysafir. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...