Hazard nuk udhëton me Chelsea në Greqi

PUBLIKUAR

21 lojtarët e ftuar të Maurizio Sarrit për ndeshjen e së enjtes në Europa Ligë nuk përfshinë Eden Hazardin, David Luizin dhe Mateo Kovacicin.

Eden Hazardi nuk është ftuar në skuadrën e Chelsea për ndeshjen e parë në Europa Ligë kundër PAOK.

Maurizio Sarri ka treguar se ai mund të pushojë pasi që shënoi një het trik të bukur kundër Cardiffit në ndeshjen e Premier Ligës të shtunën.

“Mendoj se Hazard ishte njëri prej lojtarëve më të mirë në Europë, por tani kam ndryshuar mendje sepse ai është më i miri”, tha ai për gazetarët.

“Mendoj se Hazard mund të përmirësohet edhe më shumë. Mendoj që ai mund të shpenzon më pak energji në 50 apo 60 metrat para goli. Por, ai duhet të pushojë për ndeshje të Premier Ligës”. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...