Trajneri i Romës: Reali do të vazhdojë me fitore, sepse s’është Real Ronaldo

PUBLIKUAR

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, ka insistuar se Real Madridi do të vazhdojë të fitojë ndeshje edhe pa Cristiano Ronaldon.

Roma e Di Francescos do të zbarkojë në “Santiago Bernabeu” sonte për ndeshjen e tyre hapëse kundër Real Madridit në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, e cila do të jetë e para për Julen Lopeteguin në helmetën e madrilenëve, transmeton Gazeta Express.

Ndërkohë, Ronaldo do ta bëjë debutimin e tij në Champions për Juventusin po në të njëjtën natë kundër spanjollëve të Valencias.

Di Francesco nuk mendon se Ronaldo do t’i mungojë Real Madridit kundër skuadrës që ia drejton, megjithatë.

“Real Madridi do të vazhdojë të fitojë, nuk është i njohur si Real Ronaldo”, tha Di Francesco.

“Në Itali, si në Spanjë, njerëzit gjykojnë shumë shpejt dhe Marco Asensio është lojtar që më pëlqen shumë, ai është e ardhmja e Real Madridit”, tha Di Francesco. /Express

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...