Presidenti i Barçës: Të bërit kapiten e ka ndryshuar Messin

PUBLIKUAR

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, beson se Lionel Messi është shumë i lumtur në klubin nga La Liga, duke e lavdëruar atë për ndryshimin e bërë pasi e ka marrë shiritin e kapitenit.
Messi, 31-vjeçar, u emërua kapiten i Barcelonës në gusht, menjëherë pasi Andres Iniesta u largua nga “Camp Nou”, transmeton Gazeta Express.

Bartomeu ka thënë se e ka parë një ndryshim te përfaqësuesi argjentinas, duke e lartësuar sulmuesin për udhëheqësinë e tij.

“Messi është shumë i lumtur këtu. Ai është i kënaqur dhe entuziazmuar për të vazhduar triumfin me Barcelonën”, tha ai për Onda Cero.

“Messi ka bërë një ndryshim, ai ka vendosur ta marrë shiritin e kapitenit dhe të marrë përgjegjësinë e ekipit”, shtoi ai. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...