Karim Benzema ka dhënë një intervistë për kompaninë e basteve, Codera, për të cilën ai ka folur për ndeshjen në Ligën e Kampionëve, ndeshjen më Roman dhe adaptimin nën urdhra me Julen Lopetegui
Real Madridi është duke kërkuar titullin e katër më radhë në Ligën e Kampionëve këtë sezon. Dy ditë para ndeshjes së parë kundër AS Romas, Karim Benzema ka bërë të ditur për Coder që klubi ka nevojë edhe për pak fat që të arrijë atë që e ka bërë sezonin e kaluar, pasi që gara është shumë e vështirë.
“Kjo garë është një nivel tjetër. Çdo ndeshje është e rëndësishme, asnjë nuk është e lehtë dhe të tilla ndeshje më pëlqejnë. Real Madridi është klubi më i mirë në botë. Çdo vit duhet të jeni të suksesshëm. Shpresoj që ne të kemi fat si sezonin e kaluar sepse Liga e Kampionëve është shumë e rëndësishme për ne”, tha francezi.
Për largimin e Ronaldos në Juventus në korrik, Madridi do të përballet në kampanjën e parë në këtë garë pa Cristianon, prej 2009 kur portugezi ju bashkua këtij klubi. Por, pavarësisht humbjes se rekordit të golave, i cili kishte 50 gola në një sezon si mesatare, Benzema mendon se Madridi ende janë favorit për ta fituar titullin.
“Ne e dimë se ka shumë skuadra të madhe, por nëse mund të them se unë mendoj se jemi një nga favoritët, gjithmonë ka qenë kështu me Real Madrid, sepse synim i këtij klubi është të përpiqemi që të fitojmë gjithçka që kemi përpara”, tha ai. /GazetaExpress/


