Sarri bën histori në Premierligë

PUBLIKUAR

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, është i katërti në histori të Premierligës që i fiton pesë ndeshjet e para në stinor, dhe është italiani i dytë pas Carlo Ancelotti.

Sarri erdhi në këtë verë si zëvendësues i Antonio Contes në Chelsea, dhe është duke e vërtetuar këmbënguljen e drejtuesve të klubit londinez për ta emëruar si trajner të tyre, transmeton Gazeta Express.

Pas ardhjes së italianit, Chelsea e ka startin më të mirë në Premierligë bashkë me Liverpoolin.

Sarri është italiani i dytë pas Ancelottit, i cili e bëri gjënë e njëjtë në Chelsea në stinorin 2009-10.

Pep Guardiola e arriti këtë me Manchester Cityn, ndërsa Craig Shakespeare është trajneri tjetër që e bëri të njëjtën gjë me Leicester Cityn në vitin 2017. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...