![](https://www.lipjaninews.com/wp-content/uploads/2024/05/IMG_9839-e1715767395447-640x114.jpeg)
Real Madrid ka barazuar 1-1 ndaj Athletic Bilbaos në javën e katërt të La Ligas, të shtunën në “San Mames”.
Skuadra e Julen Lopeteguit është ndalur nga klubi bask, pas tri fitoreve radhazi në këtë stinor të ligës elitare në Spanjë, shkruan Gazeta Express.
Bilbao kaloi në epërsi e para gjatë pjesë së parë me anë të Iker Muniainit, i cili shënoi një gol nga afërsia e zonës në minutën e 32’.
Reali reagoi në pjesën e dytë, në minutën e 63’ me anë të Iscos, i cili e shënoi një gol me kokë pas asistimit që e mori nga Gareth Bale.
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/screenshot-7_1537043992-2751335.png)
Kampionët e Evropës tentuan disa herë gjatë pjesës së dytë, mirëpo nuk arritën ta vazhdojnë ciklin e fitoreve.
Real Madridi në ndeshjen e radhës në La liga do të luajë kundër Espanyolit në “Bernabeu”, ndërsa Athletic Bilbao do të ndeshet si mysafir me skuadrën e Real Betisit . /Gazeta Express/