Real Madrid ka barazuar 1-1 ndaj Athletic Bilbaos në javën e katërt të La Ligas, të shtunën në “San Mames”.
Skuadra e Julen Lopeteguit është ndalur nga klubi bask, pas tri fitoreve radhazi në këtë stinor të ligës elitare në Spanjë, shkruan Gazeta Express.
Pas këtij rezultati, kapiten i skuadrës, Sergio Ramos, e ka shprehur mllefin e tij pas ndeshjes.
“Ne e dinim që kjo ishte njëra ndër terrenet më të vështira”, Ka thënë Ramosi pas ndeshjes.
“Barazimi nuk është asnjëherë i mirë, kur merr një pikë në vend të tre pikëve”.
“Ata u mbrojtën shumë mirë dhe ishin kompakt. Presioni ishte i vazhdueshëm mirëpo ne arritëm ta kalojmë atë në pjesën e dytë”. /Gazeta Express/


