Insigne: Dua ta paguaj besimin e Ancelottit

PUBLIKUAR

Lorenzo Insigne ka thënë se dëshiron ta shpërblejë besimin e Carlo Ancelottit dhe të tifozëve napolitan pas golit vendimtar dhe fitues ndaj Fiorentinës.

Napoli ka shënuar fitore minimale ndaj Fiorentinës, me golin e vetëm të shënuar nga shtatshkurtri italian, transmeton Gazeta Express.

“Me të vërtetë ne dëshironim që të bënim mirë. Jam i lumtur për golin, por mbi të gjitha për fitoren”, tha Insigne pas ndeshjes.

“Ne e dimë që tifozët janë mbrapa nesh dhe ne gjithmonë tentojmë që t’i shpërblejmë ata në fushë me paraqitje të mëdha”.

Carlo Ancelotti e puthi atë në kokë pasi u zëvendësua, një gjest të tillë e ka bërë sa ka qenë në Real Madrid me Karim Benzeman.

“Tentojë që t’ia rikthejë besimin që e tregon në mua. Ai më zëvendësoi në ndeshjen ndaj Sampdorias, mirëpo sot ai më konfirmoi nga minuta e parë dhe jam shumë falënderues për këtë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...