Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi, e ka pranuar se është i zemëruar nga thashethemet e vazhdueshme që e lidhin Neymarin me një kalim të mundshëm në Real Madrid.
Për Neymarin është spekuluar vazhdimisht se do t’i bashkohet Real Madridit që prej se iu bashkua gjigantit nga kryeqyteti francez në verën e vitit 2017, dhe Al-Khelaifi e pranon se është lodhur nga këto thashetheme, transmeton Express.
“Të jem real, më zemëron paksa, sepse nuk është e drejtë që klubet tjera apo dikush tjetër të flasë me lojtarët tanë”, tha Al-Khelaifi për të përditshmen spanjolle “Marca”.
“Neve nuk po na pëlqen kjo aspak, në atë kohë patëm folur me Real Madridit rreth kësaj çështjeje. Kemi marrëdhënie të mira dhe shpresoj se ata e respektojnë PSG-në. Ne e respektojmë Real Madridin dhe presidentin e tij, Florentino Perezin, por mendoj që është më rëndësi që të mos punohet pas shpine. Nuk e di sa po më kuptoni”, tha presidenti. /Express/


