Guardiola dëshiron të bëhet trajner i një kombëtareje

PUBLIKUAR

Ai mund të jetë shumë i fokusuar te Manchester City tani, mirëpo Pep Guardiola është duke menduar për të ardhmen e tij dhe ka thënë se një ditë dëshiron që ta drejtojë një kombëtare të futbollit.

Edhe pse nuk e ka specifikuar se cilën kombëtare dëshiron që ta trajnojë. Ai ka folur për ambiciet e tij, transmeton Gazeta Express.

“Nëse vjen mundësia, atëherë dua ta drejtoj një kombëtare”, ka thënë Guardiola.

“Jam i sigurt për këtë. Nëse ata më dëshirojnë mua”.

Nuk duket se do ta marrë skuadrën e Argjentinës, pasi që kishte thashetheme se Pep është duke e konsideruar mundësinë e zëvendësimit të Jorge Sampaolit.

“Argjentina? Jo, të lutem!”.

Ai po ashtu ka thënë se do të dëshironte që ta mbyllë karrierën e tij aty ku e ka filluar, në Barcelonë. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...