Maurizio Zamparini, presidenti i Palermos, është shprehur shumë i qartë për të ardhmen e Paulo Dybalas.
Dybala erdhi në Juventusi nga klubi i Zamparinit, Palermo, në verën e vitit 2015 dhe deri më tani për “Zonjën e Vjetër2 është paraqitur 142 herë duke shënuar 68 gola, transmeton Gazeta Express.
“Në janar mendoj se ai do të shkojë në Spanjë”, ka thënë Zamparini.
“Çdo herë kur ai nuk luan, dhe kur është në bankën rezervë, është për shkak te Ronaldos”.
“Unë ia kam dërguar atij një mesazh para dy viteve dhe e kam këshilluar që të shkojë në Spanjë, ku mund të luajë futboll, dhe të mos vazhdojë në bankën rezervë në Itali”.
“Ai ka oferta nga Spanja dhe Anglia, dhe Juventusi ka disa kampionë në skuadër që e bën të vështirë për të luajtur të gjithë në të njëjtën kohë”. /Gazeta Express/


